Plenumi Studentor: Parlamenti Studentor ka harxhuar mijëra euro për llogari telefonike, ahengje dhe udhëtime

“Shuma të mëdha nga Buxheti i Parlamentit Studentor janë harxhuar për llogari telefonike, ahengje, bileta aeroplani dhe për paga të personave me mandat të kryer, ose funksionet e të cilëve, sipas Statutit të Organizatës nuk vlejnë”, thonë nga Parlamenti Studentor, transmeton Portalb.

Sipas raportit, Plenumi Studentor njofton se, në vitin 2014/15, Parlamenti Studentor ka disponuar me 2.650.000 denarë, prej të cilëve 136.676 denarë janë harxhuar për kryerësin e detyrës kryetarin Kiril Spirovski, që sipas Plenumit Studentor në atë periudhë mandati i ka kaluar.

“Plotësisht rrogë kanë marrë edhe nënkryetari i Parlamentit, funksion i cili nuk ekziston në Statutin e organizatës, gjegjësisht një person fiktiv ka marrë rrogë të rregullt. Në dokumentet e Regjistrit Qendror, të cilat i kemi dorëzuar te Rektorati dhe në publik, qartë shihet se Kiril Spiroski aspak nuk ka qenë i emëruar për kryetar në atë periudhë, ndërkaq pastaj ai ka marrë rrogë’, tha Teodora Stolevska nga Plenumi Studentor.

Sipas saj, organizata Studentor, në mënyrë kriminele, të papërgjegjshme dhe në mënyrë jo-transparente i ka harxhuar paratë e studentëve.

“Sipas raporteve tona, 181.000 denarë janë harxhuar për fakultetet amë. Problemi është që nuk e dimë se në çfarë mënyre janë harxhuar paratë. Më tej, pamë se për llogari telefonash janë harxhuar 342.250 denarë. Ajo që është më e rëndësishme se vetëm për një llogari telefonike janë harxhuar 62.000 denarë. Plotësisht kemi informata se për bileta aeroplani, për vetëm dy persona janë harxhuar 263.000 denarë. Kanë udhëtuar në Izrael, Rusi Armeni dhe Lituani”, nënvizoi Stolevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button