Krijohet muskuli artificial që do të zëvendësojë muskujt e dëmtuar

Dëmtimet serioze në sporte dhe sëmundjet e ndryshme mund të dëmtojnë muskujt e njerëzve dhe të ndikojnë në cilësinë e jetës. Por tani ka shpresa të reja, pasi shkencëtarët kanë krijuar një muskul të gjallë që jo vetëm funksionon si një muskul i vërtetë, por edhe mund të vetëshërohet. Indet e rritura në laborator, të prodhuara nga qelizat pre-kursore të pamaturuara, që janë qeliza gjaku të paspecializuara ende, u demonstruan tek minjtë. 

Fibra të gjata dhe shumëngjyrëshe të muskujve janë krijuar për t’i lejuar shkencëtarët të vëzhgojnë rritjen e muskujve, pas zbatimit të metodës tek minjtë. Indet vetjake të minjve janë kanë ngjyrë të gjelbër, ndërsa indet e sintetizuar me inxhinierinë gjenetike, ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Shenjat blu janë bërthamat e qelizave që janë marrë nga një molekulë tjetër. 

Ndryshe nga shembujt e mëparshëm të muskujve të prodhuar me inxhinierinë gjenetike, fibrat e muskujve artificial kontraktohen po aq mirë sa muskujt natyralë. Kërkuesit besojnë se kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mundësisë për zëvendësimin e muskujve tek njerëzit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button