Gjakova, qyteti me perfomancën më të mirë për 2015

Qyteti i Gjakovës, është shpallur komuna me performancën më të mirë për vitin 2015. Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka ndarë çmimin, duke dorëzuar atë tek Kryetarja e komunës së Gjakovës – Mimoza Kusari- Lila, njofton Klan Kosova.

Gjakova ka arritur vendin e parë poashtu edhe në kategorinë Përmirësuesi më i mirë në shërbimet publike si dhe Përmirësuesi më i mirë e që ishte në konkurrencë me 16 komuna të tjera partnere të projektit DEMOS.

Pas Komunës së Gjakovës, Peja dhe Shtimja, janë renditur e dyta përkatësisht e treta në kategorinë Performuesi më i mirë. Komuna e Lipjanit dhe ajo e Rahovecit u renditën e dyta, përkatësisht e treta në kategorinë Përmirësuesi më i madh në Shërbimet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button