25 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë, ekspozitë me veshje tradicionale maqedonase të rrethit të Shkupit

Me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nën organizimin e Qytetit të Shkupit dhe Organizatës joqeveritare “Arty Craft” – Shkup, në bashkëpunim me FAF – Shkup dhe Ministrinë e Mbrojtjes në oborrin e Fakultetit të Arteve (Suli Han të Çarshisë së Vjetër) në Shkup, është organizuar manifestim kulturor ku u ekspozuan veshje tradicionale të maqedonasve nga rajoni i Shkupit, raporton Portalb.

Me këtë rast, kryetarja e “Arty Craft”, Gordana Mitevska, uroi të gjithë për pavarësinë e Maqedonisë dhe njëkohësisht theksoi se rëndësia e këtij manifestimi, sipas saj është se populli rikujtohet dhe të rinjtë mësohen me traditën e të parëve të tyre.

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë
Gordana Mitevska

“Urime pavarësia e Maqedonisë. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje në këtë manifestim kulturor për nder të 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Këto veshje të cilat sot po i ekspozojmë tregon për kulturën dhe traditën e të parëve tonë të cilën nuk duhet ta harrojmë. Sot keni mundësi t’i shihni veshjet popullore të të gjitha trevave maqedonase të Shkupit dhe kjo tregon për kulturën e bujshme tradicionale të këtij qyteti”, tha Mitevska.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanov, në këtë manifestin ishte mysafir nderi dhe e bëri hapjen solemne të ekspozitës së veshjeve tradicionale maqedonase.

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë
Koce Trajanovski

“Kam nderin që po e hapë këtë ekspozitë. Qyteti i Shkupit do t’i përkrahë të gjitha aktivitetet kulturore të cilat kanë të bëjnë me traditën tonë. Këto veshje tregojnë për historinë, kulturën dhe traditën tonë që të parët tanë e kanë kultivuar. Shprehë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për t’u organizuar ky manifestin”, tha mes tjerash Trajanovski.

Organizatorët ndanë mirënjohje për bashkëpunim ndaj kryetarit të Shkupit, Koce Trajanov, ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët kanë ndihmuar për ta ndihmuar këtë manifestim.

Përndryshe, sot është paraparë  që gjithashtu të mbahet edhe “shëtitje folklorike”, për shkak të reshjeve të shiut ky aktivitet është anuluar.

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

20160907_105827

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

Veshje tradicionale maqedonase - ekspozitë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button