Anëtarët shqiptarë të ASHAM-it, distancohen nga fjalimi i Taki Fitit për prejardhjen e Nënë Terezës

Anëtarët shqiptarë të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë (ASHAM) distancohen nga fjalimi i kryetarit, Taki Fiti, i cili në kuadër të akademisë solemne kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë, tha se Gonxhe Bojaxhiu rrjedh nga një familje e përzier etnike, njofton Portalb.

“Ne, anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë;  Luan Starova nënkryetar, Alajdin Abazi anëtar i kryesisë, Abdylmenaf Bexheti anëtar i rregullt dhe Izet Zeqiri anëtar korrespondent, në mënyrë kategorike distancohemi nga fjalimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Taki Fiti  në tendencën  e kontestimit të përkatësisë kombëtare të Shën Terezës si dhe vazhdimësinë e tendencës për përvetësimin e figurës së saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të  dërguar deri në redaksinë tonë.

Sipas tyre, askush nuk mundet të paracaktojë përkatësinë etnike të kujt do qoftë e “aq më pak të figurës së Shën Terezës kur ajo vetë në testamentin e saj përcakton për nga gjaku përkatësinë shqiptare. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që ASHAM vihet në shërbim të politikës ditore”.

LEXO: Kontestohet përkatësia etnike e Nënës Terezë nga Akademia maqedonase

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button