Shtëpia e Bardhë: Pavarësia e Kosovës, akt legjitim

Në një përgjigje zyrtare ndaj kërkesës së Agjensisë ruse Itar-Tas, ku është kërkuar shpjegimi i deklaratave të presidentit Barack Obama, stafi i presidentit ka njoftuar se “presidenti ka menduar situatën unike në Kosovë, e cila fitoi pavarësinë pas shumë viteve të shterura të negociatave, në të cilat bashkësia ndërkombëtare ka pasur një rol udhëheqës”.

“Letra zyrtare gjithashtu thekson se në Kosovë, në bazë të rezolutave të OKB-së, ishte vendosur një status i veçantë që vazhdoi me procesin politik për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës”, citon “Zëri i Rusisë”, transmeton Telegrafi.

Procesi, siç shpjegohet në stafin e Shtëpisë së Bardhë, kishte mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta për përfaqësuesit të Parlamentit të Kosovës, institucion që kishte shpallur ligjërisht pavarësinë, pasi që ishin shterur të gjitha mundësitë tjera.

Presidenti amerikan, kohët e fundit ka deklaruar se Kosova është shkëputur nga Serbia, “pasi që ishte organizuar një referendum i cili nuk ishte në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, por në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe fqinjët e saj”.

Referendumi rreth pavarësimit të Kosovës është mbajtur vetëm në vitin 1991, por pa mbështetjen e OKB-së. Rezultati i votimit nuk ishte njohur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose çdo vend tjetër në botë, me përjashtim të Shqipërisë. Referendumi asnjëherë nuk u përmend si një justifikim për bombardimet e NATO-së në vitin 1999, komenton Zëri i Rusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button