Sela uron kryetarin e komunës së binjakëzuar Sinxhani-Ankara

Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela në emër të qytetarëve të Komunës së Strugës e ka uruar Kryetarin e Komunës së Sinxhanit- Ankara, për fitoren e tij gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Duke uruar për ngritje të marrëdhënieve ndërmjet dy komunave në nivele sa më të larta , pas vendosjes së tyre disa ditë më parë me nënshkrimin e marrëveshjes për binjakëzim, urimi përcillet në emër të kësaj fryme bashkëpunimi drejtuar Kryetarit të Komunës së Sinxhanit, Mustafa Tuna.

Kujtojmë që kryetari i Strugës, ditë më parë qëndroi në Turqi, ku veç tjerash pati takime me përfaqësues të lartë të partive turke, ndërsa mbajti edhe një fjalim të gjatë në ceremonin e organizuar në komunën e Sinxhanit në Ankara.

Lajme të ngjashme

Back to top button