Në mesnatë skadon afati për akreditim të vëzhguesve

Në mesnatë përfundon afati për dorëzim të kërkesave deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill. 

Deri dje KSHZ ka akredituar 166 vëzhgues ndërkombëtarë, 97 përkthyes dhe 27 vëzhgues vendor, por deri tek ata kanë arritur edhe kërkesa tjera, kështu që pritet që numri të jetë më i madh. 

Nga MOST kanë paralajmëruar se për vëzhgim të dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 27 prill do të angazhohen gjithsej 2.238 vëzhgues, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. 

Si edhe vitet e kaluara ashtu edhe sivjet, radhitja e vëzhguesve nëpër komuna do të jetë e barabartë, përkatësisht MOST do mbulojë të gjithë komunat njësoj. 

Nga MOST thonë se për shkak të kompleksitetit të këtyre zgjedhjeve të cilat rrjedhin së bashku, e për të mbajtur kualitetin e njëjtë të të dhënave të fituara si në ciklet e mëparshme zgjedhore, këtë vit në ditën e votimeve nuk do të ketë vëzhgues në dy turne, por të gjithë të angazhuarit do të vëzhgojnë në vend votime prej hapjes deri në shpalljen e rezultateve. 

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka theksuar se dy ciklet zgjedhore do ti ndjek me 331 vëzhgues. Vëzhgues në zgjedhjet e 13 dhe 27 prillit do të kenë edhe shumë ambasada në vend, si dhe tjera organizata joqeveritare. 

Njerëzit e sëmurë dhe të palëvizshëm që duan të votojnë më së voni deri të shtunën më 5 prill duhet të lajmërojnë Komisionin zgjedhor komunal. 

Ndërsa për votuesit të cilët janë në burg ky afat është deri më 9 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale më ka filluar. Raundi i parë I zgjedhjeve është caktuar për 13 prill. Të shtunën më 5 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button