Akademi solemne në ASHAM me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ­ ASHAM sot me akademi solemne e shënoi shpalljen e Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan nga papa Françesku.

“Me krenari dhe falënderim e shënojmë aktin e shpalljes së Nënë Terezës shenjtore. Ne, ndërsa me ne edhe e mbarë bota, e kemi Nënë Terezën laureate të Çmimit prestigjioz Nobël për paqe dhe Nënë Terezën si shenjtore”, tha kryetari i ASHAM, Taki Fiti në akademinë solemne.

Ai theksoi se Nënë Tereza sipas madhështisë, fisnikërisë dhe epokalitetit të veprës së saj pa dyshim hyn në radhën e personaliteteve më të shquar botërorë të shekullit 20. Përkujtoi se Nënë Tereza në Kaluktë në vitin 1952 e hapi Shtëpinë e parë për të uritur dhe të sëmurë, ndërsa shtëpi të tilla, siç tha, më pas nën syrin e saj të zgjuar u shumuan kudo në botë. Shtoi se sipas veprave humanitare dhe madhështore të personaliteteve të mëdha identifikohen dhe bëhen të njohur shtete, popuj dhe qytete të tëra.

“Ne qytetarët e Maqedonisë multikulturore jemi krenarë për bashkëkombasen tonë Nënë Terezën, por jemi të vetëdijshëm edhe për faktin se veprat e personaliteteve më të mëdha i bëjnë qytetarë të botës dhe se ata në mënyrë të barabartë i takojnë tërë shoqërisë… Mesazhet e thella humane të veprës dhe angazhimit të Nënë Terezës sot duhet të futen në të gjitha poret dhe segmentet e jetës sonë ­ në jetën e zakonshme, në shkencë, kulturë, në politikë…”, tha Fiti.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska ­ Milevska theksoi se akademia e sotme është pjesë e agjendës së pasur të ngjarjeve religjioze, kulturore dhe shkencore të cilat institucionet tona qeveritare dhe shtetërore i realizojnë në drejtim të shënimit të ngjarjes së madhe historike e cila, siç tha, i bashkoi dashamirët e mbarë botës.

“Nënë Tereza u bë pasuri e bashkëkohores e cila i takon botës, ndërsa jeta e saj u bë dëshmi unike për sakrificë të pafund ndaj njeriut tjetër për kuptimin e lartë të jetës”, potencoi Kançeska Milevska.

Kançeska­ Milevska shtoi se së shpejti do të ndërtohet edhe një përkujtimore e shenjtores Nënë Tereza ­ kompozitë skulpturore e cila do të përkujtojë për jetën e humanistes së madhe.

“Nuk mundemi të gjithë të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Kjo ishte maksima e Nënë Terezës. Prandaj dëshiroj veprat e dashurisë së Nënë Terezës të vazhdojnë, të vazhdojmë t’i nxisim vlerat tona më të bukura humane dhe shpirtërore, duke treguar me shembull persona për vetësakrificën se çfarë do të thonë bamirësia dhe filantropa, ashtu siç e bënte atë e shenjta Nënë Terezë”, potencoi Kançeska ­ Milevska.

Në akademinë solemne në ASHAM studentët e Akademisë muzikore në Shkup performuan më shumë vepra klasike për nder të shenjtores shqiptare nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button