Ibrahimoviç: Shansi i fundit për ta fituar titullin

Zlatan Ibrahimoviç ka fituar shumë trofe me skuadrat ku ka luajtur Ajax, Juventus, Inter, Barcelonë, Milan dhe Paris Saint-Germainit. Por, yllit suedezi i mungon Liga e Kampionëve, të cilin nuk ka arritur ta ngritë lartë asnjëherë.

Sulmuei me origjin nga Bosnja beson se tash e rastin e fundit në karrierë që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainit. Këta të fundit, në çerekfinale të kësaj gare do të përballen me Chelsean.

“Mendoj se mundësia ime e fundit për ta fituar Ligën e Kampionëve është me Parisin, pasi që kjo është kontrata ime e fundit afatgjate në Evropë”, ka thënë ai.

“Jemi në çerekfinale dhe jemi bërë skuadër e fuqishme. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe jemi relativisht të rinj në këtë garë, ndërkohë që Chelsea ka së paku dhjetë vite eksperiencë”, ka theksuar Ibra.

Lajme të ngjashme

Back to top button