Ahmeti: Synojmë shumicën e votave shqiptare për të realizuar agjendën evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim pune me Ambasadorin e BE në Maqedoni, Aivo Orav.

 Biseda u përqendrua rreth zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale si dhe rreth perspektivës Euro-Atlantike të Maqedonisë pas zgjedhjeve.

Kryetari i BDI-së Ahmeti shprehu bindjen se proceset zgjedhore do të kalojnë në një atmosferë demokratike dhe në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar.

Përqendrimin kryesor të vetin Bashkimi Demokratik për Integrim e ka në përcaktimin e prioriteteve pas zgjedhjeve parlamentare dhe për BDI-në prioritet absolut është integrimi i vendit në NATO dhe në BE.

Ahmeti ftoi Brukselin zyrtar që të përqendron përpjekje të shtuara në Maqedoni pas zgjedhjeve të 28 prillit dhe tek Bashkimi Demokratik për Integrim do të gjejnë një partner drejt realizimit të synimit të përbashkët.

BDI synon që të fitojë shumicën e votave të shqiptarëve dhe të man datohet nga qytetarët për ti realizuar këto synime me guxim politik dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

Ambasadori Evropian shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë zgjedhor si dhe mirëpriti përcaktimet Euro-Atlantike të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button