fbpx

Alarm për tsunami, një tërmet i fuqishëm godet Kilin

Një tërmet me fuqi prej 8.2 ballësh ka goditur brigjet veriperëndimore të Kilit, duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke shkaktuar një tsunami të vogël që detyroi evakuimin e popullsisë përgjatë brigjeve të Oqeanit Paqësor në këtë vend.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se epiqendra e tërmetit që mbrëmë goditi Kilin ishte rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit Ikuike. Ai u pasua nga disa goditje tjera, duke përfshirë një goditje me fuqi prej 6.2 ballësh.

Autoritetet kiliane thanë se lartësia e valëve të Paqësorit përgjatë qyteteve bregdetare arriti deri në dy metra. Zyrtarët menjëherë urdhëruan evakuimin e banorëve, duke paralajmëruar se valë më të fuqishme pritet të godisnin rajonet bregdetare më vonë.
Guvernatori i provincës Ikuike, Gonzalo Prieto, i tha një radioje lokale se është konfirmuar vdekja e dy njerëzve dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Nuk ka patur njoftime për dëme të shumta. Por zyra e emergjencës në Kili tha se tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të dheut të cilat pjesërisht kanë bllokuar disa rrugë dhe autostrada.

Një alarm për cunami është lëshuar për të gjithë bregdetin e Paqësorit në Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë parë asnjë rrezik të menjehershëm për një cunami përgjatë brigjeve të Havait, Alaskës, Kalifornisë, Oregonit ose shtetit të Uashingtonit pas tërmetit në Kili, por ata po vazhdojnë të vëzhgojnë situatën.

Lajme të ngjashme

Back to top button