Ivanov: Kur kemi zë të njëjtë edhe kryetari edhe kryeministri, shënohet progres

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Gjorge Ivanov mbrëmë e kërkoi mbështetjen nga qytetarët e Radovishit për mandat të ri me program të ri duke porositur se në të qëndrojnë qëllimet strategjike të Maqedonisë – të jemi anëtare të NATO-s, anëtare të Bashkimit Evropian.

“E dini se jemi të bllokuar në këtë rrugë. Por nuk nënshtrohemi. Punojmë me sukses që t’i plotësojmë detyrimet që i kemi dhe për këtë kemi marrë pesë raporte pozitive dhe pesë rekomandime për fillimin e negociatave në Bashkimin Evropian. Marrim pjesë në të gjitha misionet paqeruajtëse, ku kemi qenë të ftuar dhe kemi treguar se sipas të gjitha standardeve ushtarët tanë janë të barabartë me të gjithë ushtarët e NATO-s. Dhe për këtë marrin dekorata dhe mirënjohje nga aleatët tanë, paernerët tanë strategjikë”, tha Ivanov.

Ai theksoi se mbetet akoma shumë punë që të bëhet, por se kur punohet bashkë dhe kur kemi zë të njëjtë edhe kryetari edhe kryeministri edhe ministrat dhe deputetët edhe kryetarët e komunave shënohet progres. 

Lajme të ngjashme

Back to top button