Kur në mungesë të fakteve manipulohet me fotografi

Gazetari në kërkim të lajmit apo verifikimit të tij nuk duhet kursejë fakte, qoftë edhe fotografi. Mirëpo, është jashtë çdo standardi profesional që fotografitë të shërbehen për t’u komentuar, me qëllim – çorientimin e opinionit publik. Gazetari nuk komenton, por i përcjell faktet për të transmetuar në opinion një lajm me interes publik.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja Besa me Mukin në LSDM!? (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016

Data e recensionit: 06.09.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë tenton që nëpërmes një fotografie të manipulojë me opinionin. Komentohet një foto me tendencë, duke u përfolur shumë emra, duke sjellë përfundime, pa tentuar që ato të verifikohen.

“Pas anëtarësimit dhe angazhimit të Muhamed Zeqirit si anëtar i Kuvendit Qendror në LSDM-së, pas aderimit nga Lëvizja Besa, siç duket Besa është një hap afër LSDM-së. Djali i Kim Mehmetit, Analisti Visar Ademi, Bekim Bina dhe aktivistë të tjerrë të cilët deri më tani kanë mbajtur krahun e Besës (siç shihet në foto), tash së bashku me Mukin do të jenë dega shqiptare e LSDM-së. Përderisa VMRO ka BDI-në, LSDM ka Mukin dhe kompaninë.”

Gazetari nuk duhet t’ia jap atë luks vetes që të komentojë fotografi në këtë mënyrë dhe nga ato të tentojë të përcjellë lajm tendencioz, të pabazuar. Publikut duhet t’i ofrohen informacione, e jo përshtypje të gazetarëve nga një imazh fotografik ku paraqiten politikanë, aktivistë dhe gazetarë së bashku.

Lajmi do të fitonte në peshë, nëse do të kishte ndonjë prononcim nga ndonjëri prej protagonistëve, i cili do të fliste për situatën gjatë regjistrimit të fotografisë dhe do të kishte të drejtën e sqarimit, e cila i takon sipas Kodit Etik, si “palë e dytë”.

Sipas Kodit Etik Gazetaresk: Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button