Halimi: Nëse bëhem president problemet që krijoi Ahmeti do të zhduken

Kandidati për president i PDSH-së, Iljaz Halimi, mbrëmë në fshatin e Gostivarit Reçanë në tubimin parazgjedhor e prezantoi programin e tij dhe u fokusua në rëndësinë e daljes për votim, për lëvizje të punëve përpara.

“Pata mundësi të vizitoj shumë fshatra dhe të takohem me shumë njerëz. Të gjithë mu ankuan se jetojnë vështirë. Ku nuk ka ujë, ku nuk ka rrugë edhe duhanin nuk munden ta shesin. Për atë, nëse e fitoj besimin tuaj, këto probleme, të cilat i krijoi Ali Ahmeti, do të zhduken”, tha Halimi.

Ai u obligua, se nëse bëhet president do të sigurojë perspektivë për të rinjtë dhe të ardhme të sigurtë.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi rreptësishtë i kritikonte oponentët politikë të BDI-së për gjendjet në vend.

“I lanë njerëzit pa rrugë, kanalizime, ujë, pa perspektivë. Gënjejnë se e zyrtarizuan gjuhën shqipe, sepse për atë punë të nevojshme janë 440 milion euro, ndërsa ato janë para, të cilat as në ëndërr nuk do t’i shohin”, nënvizoi Thaçi.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, lideri i PDSH-së e kërkoi përkrahjen, sepse ashtu siç tha, me atë gjysma e punës do të përfundojë dhe do të bëhet nënkryetar i ardhshëm i Qeverisë.

“Çfarë hipokrizie nga ana tjetër. Janë kundër presidentit të njëanshëm, cila është kjo logjikë, vallë ka të dyanshëm?, pyeti Thaçi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button