Pendarovski: Ti kthejmë të rinjtë serish në vendin tonë

Kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski në mitingun e mbrëmëshëm në Dellçevë si prioritete të tij, në ekzekutimin e funksionit presidencial, nëse zgjidhjet, do të jenë ekonomia, demografia, demokracia dhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Por mbi të gjitha është kthimi i rinisë së Dellçevës në shtet pas largimit masiv viteve të fundit.

Duke iu drejtuar bujqve Pendarovski tha se puna e tyre është nënvleftësuar, ndërsa tërë rajoni i Pianecit dhe Maleshevisë është hedhur në margjina.

Ai theksoi se së shpejti në Maqedoni do të ketë pushtet të ri, që siç tha do të punojë në dobi të qytetarëve, pa anshmëri dhe pa i ndarë njerëzit në përkatësi partiake, etnike apo në çfarëdo lloj përkatësie tjetër.

Duke folur për diplomacinë dhe për politikën e jashtme Pendarovski tha se do të angazhohet për kontestin me fqinjin tonë jugor që të zgjidhet në mënyrë parimore pa pasur të sfiduar dhe fitues, por me betejë diplomatike dhe zgjidhje që do ta përkrahin shumica e qytetarëve të Maqedonisë.

Në tubimin në Dellçevë kandidati presidencial Stevo Pendarovski apeloi që më 13 dhe 27 prill qytetarët masivisht të dalin në votime dhe me këtë të japin kontributin maksimal për fillimin e ri të Republikës së Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button