Lëkundjet sizmike nuk ndalen, sërish frikë në Itali

Sërish lëkundje tërmeti në qendër të Italisë, raportojnë këtë mëngjes mediat italiane.

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.
Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha. Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar.
Ndërkohë, bilanci i viktimave të tërmetit të kaluar është rritur në 295 të vdekur, sikurse është bërë e ditur nga shefi i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të presidentëve të komunave rajonale.
Zyrtari ka bërë me dije se, rekuperimi i trupave vazhdon, duke saktësuar se rasti më i fundit është ai i një të riu afgan që ishte identifikuar dje nën rrënojat e banesës së tij. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button