Kandidatët për president vazhdojnë me fushatën

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime.

Kryetari i PDSH-së së Menduh Thaçi së bashku me kandidatin për president, Iljaz Halimi sot do të shkojnë në Strugë për ta vazhduar fushatën zgjedhore. Vizita është vendosur të bëhet pas vendimit të djeshëm që të përjashtohet nga partia kryetari i Strugës, Zijadin Sela dhe njeriu i parë i degës së Strugës, Lavdrim Elmazi.

Kandidati për president i VMRO-DMPNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Gjorge Ivanov do të mbajë tubime në Makedonska Kamenicë, Dellçevë dhe në Berovë tubim më të vogël në Pehçevë.

LSDM-ja, me kandidatin e saj për president, Stevo Pendarovski do të mbajë tubim në Kumanovë, ndërsa takime me qytetarë në Kratovë, Kriva Pallankë, Rankovc dhe në Nagoriçan të Vjetër.

Koalicioni GROM, me kandidatin e saj Zoran Popovski do të mbajë tubim në Shtip dhe takime me qytetarë në Shën Nikollë dhe në Karbinc, si dhe vizita në një familje në fshatin Radanjë dhe tek zejtarët në Shtip. 

Lajme të ngjashme

Back to top button