Aksion i madh policor, arrestohen 8 persona (VIDEO)

Policia në aksionin e mbrëmshëm në Maqedoninë Lindore arrestoi 8 persona dhe 4 të tjerë janë në arati.
 
Grupi i arrestuar sipas MPB-së kanë qenë pjesë e një grupi më të madh të cilët kanë kontrabanduar cigare në Bullgari.

Nga MPB-ja informojnë se janë kryer edhe kontrolle në disa objekte në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe lokacione të tjera në Maqedoninë Lindore. 

Gjatë aksionit janë konfiskuar 19.480 kuti cigaresh.

Ashtu siç sqaroi MPB-ja, nëpunësit policorë është dashur që për t’i paralajmëruar të përdorin armë që t’i pengojnë kontrabandistët të cilët janë munduar të largohen me xhip, ku si pasojë të dyshuarit  janë përplasur në një pemë dhe më pas janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button