Sot vazhdon ndeshja e ndërprerë Shqipëri – Maqedoni

Ndeshja mes reprezetancionit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në futboll në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 që do të mbahet në Rusi, mbrëmë është ndërprerë në minutën e 77-­të për shkak të motit të keq dhe shiut të rrëmbyeshëm me erë të fuqishme, njofton Portalb.

Delegatët e UEFA-­s kanë vendosur që ndeshja të zhvillohet sot nga ora 14:00. Zyrtarët e Maqedonisë kërkuan që minutat e mbetura të ndeshjes të luhen në orën 12:00 ditën e sotme, ndërkohë që pala shqiptare kërkoi që këto minuta të luhen në orën 16:00. Transmetimin drejtpërdrejtë të ndeshjes mund ta shihni në TVM2.

Ndryshe, Maqedonia e nisi në mënyrë të shkëlqyer pjesën e dytë ku në 5 minuta krijoi 3 raste për shënim dhe në një nga këto raste kapi në befasi mbrojtjen e Shqipërisë dhe shënoi golin e barazimit (1-1). Ndërsa në pjesën e parë Armando Sadiku shënoi golin e avancimit në minutën e 10. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button