Çerdhet që premton BDI, vite me radhë në fazë ndërtimi

Që nga viti 2009 e deri më tani çerdhet e fëmijëve në Likovë si dhe në Saraj kanë mbetur të pandërtuara dhe jo funksionale për fëmijët e këtyre komunave.

Edhe pse u bënë premtime nga partia shqiptare në pozitë, BDI, se këto çerdhe do të përfundohet gjatë mandatit të tyre katërvjeçarë, ato ende janë në gjendje pothuajse të njëjtë.

“Kemi nevojë për çerdhe. Ende nuk kanë përfunduar punimet tani më u bënë pesë vite që i presim, na u bënë fëmijët të shkojnë më në shkollë e jo në çerdhe”, thonë banorët e Sarajit.

Po ashtu asgjë nuk është bërë edhe në Likovë, ku u premtua që do të ndërtohet një çerdhe për kujdesin e fëmijëve të kësaj komune.

“Banorët e Likovës kanë vendosur që vetë të financojnë dhe me paratë e tyre dhe donatorëve të hapin çerdhe në të cilat do t’i dërgojnë fëmijët. Mjaft kemi pritur e kemi dëgjuar premtime të cilat nuk janë realizuar”, tha Etem Xheladini, kryetar i LASH-it të Kumanovës.

Ai shtoi se shqiptarët tani më janë mësuar me gënjeshtrat parazgjedhore dhe me premtimet që as në përqindjen me të vogël nuk realizohen.

Ndërkaq në të dyja komunat, Saraj të Shkupit dhe Likovë të Kumanovës, llogaritet të jetë mbi 5-6 mijë numri i fëmijëve të moshës shkollore, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë. Me këtë, vetë kuptohet edhe fakti se është i lartë edhe numri i fëmijëve të moshës parashkollore (pra të paktën 2-3 fëmijë të moshës prej 1 deri në 5 vjet) dhe sikur vetëm një e dhjeta e prindërve të tyre të kenë nevojë për dërgimin në çerdhe të atyre fëmijëve, mund të pritet që aty të strehoren të paktën nga 100 fëmijë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button