Spekulimet pa fakte janë gazetari e papërgatitur

[Recension: A po përgatitet Muhamed Zeqiri për të kandiduar për deputet?]

Para se të bëhet një lajm, gazetari duhet të përgatisë veten për atë që do të vendosë në artikullin e tij. Mbledhja e informacioneve, qëndrimeve dhe burimeve relevante, nënkupton përgatitje për të informuar opinionin. Megjithatë, nuk është për t’u habitur nga fakti se prodhohen edhe lajme pa këto elemente, ku mund edhe të jepen edhe konkluzione duke mos pasur asnjë bazë ose provë të vetme, madje as qëndrimin e të përfolurve. I tillë është teksti që po recensojmë, me tendencë dhe me qëndrime apo mendime personale të përcjella si fakte.

Asnjëherë nuk duhet kontestuar ajo që gazetari mund të dijë, mirëpo, përderisa nuk e konfirmon me dëshmi, atëherë kemi të bëjmë me mundësi për shpifje ose tendencë për prishje të imazhit të një personi publik, si në këtë rast.

Në anën tjetër partitë kanë filluar të bëjnë rigrupimet e tyre dhe bisedimet e formimit të listave se cilët kandidat do të prezantojnë para elektoratit si përfaqësues të popullit që do të mbrojë të drejtat e tyre në organin më të lartë legjislativ të vendit. Këto lista pritet të sjellin risi të mëdha për opinionin për faktin se rigrupimet nëpër parti po bëhen nga më të ndryshmet si në taborin shqiptarë poashtu edhe në atë maqedonas që do jetë befasi në vete.

Në pyetjen e bërë në titull, autori ka pyetur publikun vallë Zekiri po përgatitet për deputet. Në këtë rast, titulli është jo i menduar mirë, ngaqë ai që u jep përgjigje pyetjeve të publikut dhe i përgjigjet interesit publik është gazetari, e jo lexuesi. Nga ky lajm, me gjasë autori pret që pas leximit të lajmit, t’i komentohet me “po” ose “jo”, ngaqë autori në këtë rast bën pyetje!

A po përgatitet Muhamed Zeqiri screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “A po përgatitet Muhamed Zeqiri për të kandiduar për deputet?
Data dhe koha e publikimit: 30.08.2016
Data e recensionit: 01.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi mbase mund edhe të jetë i vërtetë, po derisa nuk konfirmohet me burim të besueshëm apo dëshmi, nuk kemi bërë asgjë. Për këtë shkak, gazetari posedon armën më të fortë në botë, pyetjen. Në këtë rast, ai është i detyruar të pyesë, si Zekirin ashtu edhe LSDM-në dhe liderin e saj Zoran Zaev. Së paku në tekst, nuk thuhet ose nuk indikohet askund se është kërkuar qëndrim nga protagonistët.

Siç mëson jo zyrtarisht “Zhurnal”, tërheqja nga televizioni Shenja këto ditë, duket se do sjell risi edhe në profesionin e Muhamed Zeqirit i cili sipas gjitha, informacioneve të përgatitet që të kërkojë votën e popullit, por në cilin tabor? Kohëve të fundit atë e kemi parë shumë afër dhe krah për krah liderit të opozitës Zoran Zaev, gjë që nuk është aspak për t’u cuditur nëse ai del si kandidat për deputet nga ana e LSDM-së. Për vet faktin që emri i tij muaj më parë u përfol si kandidat për ministër të punëve të brendëshme që duhej të propozohet nga ana e opozitës, kandidimi i tij në taborin maqedonas për të kërkuar votën shqiptare nuk do na cudisë.

Gazetari nuk guxon që me pretendime dhe mendime personale, të bëjë lajm dhe atë t’ia imponojë lexuesit si argument. “Mendimet personale nuk mund të publikohen si fakte”. Opinioni, nëse çuditet nga veprimet dhe vendimet e individëve, ka më tepër arsye të çuditet nga gazetaria e paagrumentuar dhe aspak profesionale.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button