Kosovari merr peng aeroplanin në Gjermani

28 vjeçari me incialet M.H. ka sulmuar stjuardesën 50 vjeçare, sulm ky që ka detyruar kthimin e aeroplanit në vendin ku ishte nisur – Mynhen, e jo në desctinacionin Budapest.

Para se ta sulmonte stjuardesën, ai është fjalosur me të. Pas fjalosjes, ai e kishte kapur 50 vjeçaren, i kishte vendosur një mjet të mprehtë në fyt si kërcënim dhe ishte futur me të në tualet.

“Ishte një pengmarrje e shkurtër në bord” – ka deklaruar zëdhënësi i prokurorisë në Landshut për bild.de.

Pas aterrimit, tre stjuardesa kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kurse policia është futur në aeroplan dhe ka arrestuar kosovarin, i cili nuk kishte rezistuar fare.

Sipas mediave gjermane, gjithë këtë rrëmujë pengmarrësi e kishte shkaktuar pasi nuk ishte i kënaqur me vendimin e autoriteteve gjermane, të cilat ia refuzuan kërkesën për azil në këtë shtet./ lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button