Kosova mahnitë në ndeshjen debutuese, e merr një pikë në Finlandë (VIDEO)

Kosova ka regjistruar debutim mahnitës në garat ndërkombëtare, duke luajtur barazim 1:1 në udhëtim te Finlanda, në kuadër të grupit I.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, ka arritur të marrë një pikë në shtëpinë e Finlandës, edhe pse meritoi më shumë më atë që shfaqi në fushë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsi 1:0 për vendasit.

Ky rezultat nuk ishte aspak real me atë që u pa në fushë gjatë kësaj pjese, e cila u dominua nga Kosova.

Qysh në fillim të ndeshjes, Kosova ka mundur të kaloi në epërsi kur një goditje e mirë e Leart Paçaradës, përfundoi në traversë.

Lëshimin e vetëm në mbrojtjen e Kosovës, e shfrytëzoi Finlanda, që shënoi me anë të mbrojtësit Arajuuri në minutën e 18’.

Me këtë rezultat 1:0 në të mirë të Finlandës, përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë e njëjtë me pjesën e parë.

Ishte Kosova që luante më mirë, dhe kjo paraqitje u shpërblye në minutën e 60’, kur Bernard Berisha fitoi një penallti.

Penalltinë në gol e kthej Valon Berisha, që ka lënë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës, për të realizuar ëndrrën e tij, shkruan Lajmi.net.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës, është ajo më 6 tetor ndaj Kroacisë, në ‘Loro Boriçi’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button