Mbi një milion besimtarë arritën në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin

Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite të hënën njoftoi se numri i personave që kanë mbërritur në këtë vend dhe të cilët sivjet do të kryejnë Haxhin është mbi një milion, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit, numri i besimtarëve muslimanë që kanë mbërritur në Arabinë Saudite ku do të kryejnë Haxhin është 1.195.700.

Bëhet e ditur se nga ky numër 1.123.000 kanë arritur me avionë, ndërsa të tjerët kanë arritur në mënyrë tokësore dhe detare.

Sivjet pritet ardhja e rreth 1.500.000 personave jashtë Arabisë Saudite të cilët do të kryejnë Haxhin në Mekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button