Haxhinasto: Pse u largova nga Ministria e Transporteve

Për herë të parë pas dorëheqjes ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka folur shkurt për arsyet e çuan në këtë vendim.

Reagimi i ish-ministrit Haxhinasto ka qenë i thatë dhe i prerë.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër veç angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”, ka thënë Haxhinasto në një prononcim për mediat.

Edhe pse ish-ministri është treguar diskret duke u përpjekur ta fashit historinë e ikjes nga kabineti qeveritar pas tre vitesh, arsyeja e largimit vërtitet mes pakënaqësive që ka ndaj tij Ilir Meta, atyre të kryeministrit Rama ose ndaj “pazarit” të radhës mes të dyve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button