Investitorët e jashtëm interesohen për Mitrovicën

Përfaqësues të Kompanisë “ Italian Technical Consultants Ltd” nga Italia dhe “ LS International Group Ltd”, janë pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me ç’rast kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimet në projekte të ndryshme me theks të veçantë për krijimin e energjisë përmes riciklimit të mbeturinave .

Kryetari Bahtiri i njoftoi përfaqësuesit e kompanisë me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorë dhe me mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm, duke përmend lehtësira të shumta për vendosjen e kompanive të huaja të cilat shprehin interesim për të investuar në Mitrovicë.

Përfaqësuesi i Kompanisë i “ Itcltd”, Marco Signorini, tha se investimi do jetë një shtytje e zhvillimit ekonomik, pasi sipas tij, në fabrikë do të instalohet teknologjia më moderne, që nuk shkakton asnjë rrezik apo ndotje, as për punëtorët që punojnë aty e as për mjedisin dhe rrethinën.

Ky projekt parasheh riciklimin e mbeturinave me kapacitet deri në 300 tonë në ditë, duke përpunuar të gjitha llojet e mbeturinave, me përjashtim ato të cilat kanë radioaktivitet, duke mos liruar gazra dhe ruajtur mjedisin. Fushëveprimi i saj ka të bëjë edhe me teknologjinë e njohur led, sektorin e energjisë diellorë dhe produktet e tjera që kanë të bëjë më bujqësinë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se synim i tij dhe i ekzekutivit është krijimi i kushteve dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin ekonomik. “Nga investimi që u prezantua, përfitimet do jenë evidente, duke nisur nga zgjidhja e çështjes së mbeturinave përmes riciklimit, prodhimit të energjisë elektrike dhe hapja e vendeve të reja të punës”, nënvizoj Bahtiri.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se edhe me herët kemi pasur diskutimi të tilla me kompani të cilat ndonëse kanë qenë serioze por që nuk kemi arritur të kemi edhe rezultate finale. “Ne mbështesim realizimin e këtij projekti, i cili ka dobi të madhe jo vetëm për qytetin e Mitrovicës, por ofron zgjidhje edhe për qytetet tjera të rajonit të Mitrovicë, sepse ne operojmë me kompaninë e rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” , tha Nura.

Mysafirët shprehën interesimin e tyre për këto projekte dhe u dakorduan me kryetarin Bahtiri, që pasi që ato të jenë të gatshme, të takohen sërish për të biseduar për mundësinë e realizimit konkret të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button