Vërshimet dhe shteti OJQ

Të nderuara familje të viktimave të fshatit Hasanbeg dhe Stajkocvë,me lejoni që në këto momente të vështira kur akoma jeni të tronditur nga ajo që ndodhi në vendin tonë respektivisht në familjet e juaja, që në emrin tim t’ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për largimin nga jeta e më të dashurve tuaj, duke ju uruar durimin dhe kurajon për tejkalimin dhe përballimin e kësaj situate të rënd për juve dhe për të gjithë neve si shoqëri.

Të nderuar qytetarë, vërshimet e ndodhura një muaj më parë në vendin tonë përveç që morën jetë njerëzish ato gjithashtu morën ose thënë më mirë nxorën edhe ngjyrat falso të institucioneve shtetërore dhe shtetit në përgjithësi. Thuhet se pas reshjeve mbi ujë dalin shume gjëra të pavlera, me shumë keqardhje e them por të gjithë ne si shoqëri jemi dëshmitar se këto vërshime që ndodhën në vendin tonë në sipërfaqe nxorën edhe shumë individ të pavlerë nga sfera të ndryshme duke filluar që nga politikan të të gjitha niveleve, udhëheqës institucionesh, njerëz të institucioneve fetare, patriota sezonal, figura publike,OJQ-Lavatriqe,etj.

Nga të lartëpërmendurit një pjesë bukur e madhe e tyre konkretisht ata shoë man-at mediatik që gjatë gjithë kohës akuzonin Zotin për rastin në fjalë duke ju premtuar qytetarëve të këtyre dy fshatrave parajsën në këtë botë brenda afateve rekorde dhe në anën tjetër kemi shumicën e qytetarëve të cilët për rastin në fjalë kërkojnë  përgjegjësi institucionale sepse janë të bindur se fajtor për tragjedinë e ndodhur është faktori Njeri.

Le ti marrin gjërat një nga një që sa më lehtë ta kuptojmë realitetin se kjo që na ndodhi është rezultat i keq menaxhimit të institucioneve  dhe rezultat i veprimeve tona me ambientin ku jetojmë dhe mos ta bëjmë absurditetin më të madh  që mund ta bëjë një shoqëri në këtë shekull, ajo është akuza ndaj Zotit.

Vërshimet nxorën ngjyrat e institucioneve në përgjithësi dhe të shtetit në veçanti. Bashkë me shiun ikën edhe ngjyrat e institucioneve shtetërore të cilave shiu ua nxori ngjyrën e vërtetë ajo është ngjyra e paaftësisë dhe e korrupsionit të skajshëm. Paaftesia institucionale dhe shtetërore u pa qysh në çastet e para e deri në momentet që po shkruajmë. Kulmi i paaftësisë së tyre u vërtetua me paaftësinë dhe joseriozitetin e institucionëve për gjetjen e foshnjës 16 muajshe.

Korrupsion institucional e paguajtëm me jetë njerëzish sepse pikërisht korrupsioni i mafias urbane të instaluara nëpër komuna bëjnë që në një lagje të vogël të ndërtohen shumë fish ma shumë vendbanime sesa kapaciteti real i atij vendi dhe pastaj kjo krijon kaosin tragjik për atë vend. Korrupsioni institucional prodhon autostrada që nuk janë në gjendje të përballojnë reshje shiu gjysëm orëshe,etj.

Pataj,në dekadën e fundit biznes super profitabil ku konkurenca për të dominuar këtë lloj biznesi është aq e egër sa që shpesh herë ka kushtruar edhe me jetë njerëzish, ky lloj biznesi është prerja dhe djegia e pyjeve. Prerja(masakrimi) e pyjeve bëhet në mënyrën e krimit të organizuar ku skema e funksionimit të këtij lloji krimi të organizuar është grupe të mirëorganizuara në bashkëpunim ose ortakëri me të punësuar në MPB. Gjithashtu edhe djegia e pyjeve funksionon si krim i organizuar dhe kësaj radhe nga institucioni përkatës pra Pyjet e Maqedonisë dhe Policia pyjore sepse me djegien e pyjeve të kontrolluara kanë hapësirë ligjore për shitjen e pyjeve të kapura nga zjarret me gjysmë çmimi nga çmimi real i tregut, etj.

Pra, paaftësia institucionale dhe korrupsioni i tyre prodhon fatkeqësi afatgjate për neve dhe për vendin ku jetojmë sepse shkatërrimi i pyjeve rrit rrezikun nga vërshimet, autostradat e vjedhura në cilësi të sjellin kosto të dyfishtë, krijimi i mafias urbane në çdo komunë me dhënien e lejeve të ndërtimit në bazë të ryshfetit sjellë kaos urbanistik e shumë gjëra të tjera dhe të gjitha këto ndikojnë që  lagjet tona të mos kenë kapacitete për një jetë normale dhe  për përballimin e vërshimeve të tilla pa viktima ose me sa më pak viktima.

Sikurse që pas çdo vërshimeve në piedestal dalin sendet e pavlera edhe pas këtyre vërshimeve me rezultate tragjike për shoqërinë tonë në sipërfaqe dolën udhëheqës komunash të cilët pa pikën e turpit dhe pa pikën e përgjegjësisë me çdo kusht tentonin që të përfitojnë edhe nga kjo tragjedi, ministra të cilat në vend që të mobilizonin institucionet respektivisht ministrit e tyre që të kryenin detyrat ligjore që u takojnë, ata zgjodhën që të ndajnë 5 minuta nga koha e tyre që personalisht ti bënin këpucat me baltë, nuk munguan as përfaqësuesit fetar të cilët për nga veprimtaria në teren besa nuk kishin asgjë të përbashkët me mesazhet fetare biles disa prej tyre duke u munduar qe ta shpjegonin shkakun e ndodhjes së vërshimeve ishin tragjiko-komik sepse ngatërruan parimin bazë të fesë ku imamët nuk janë gjykues as për këtë botë dhe as për botën tjetër mirëpo janë imam për shpjegim dhe thirrje të fes, aktiv ishin edhe patriotat sezonal të cilët për ta shfrytëzuar tragjedinë e shoqërisë për të përfituar ndonjë poen politik akuzonin pushtetin se në lagjet shqiptare nuk po kontribuon njësoj si në lagjet maqedonase edhe pse në komunë votat e tyre janë pro atyre projekteve dhe për fund në kësi rastesh nuk kanë si të mungojnë edhe OJQ-Lavatriqe e kam fjalën për ato lloje të OJQ-ve të cilat janë shumë enigmatike në punën e tyre dhe top sekretë në mënyrën e financimit të tyre .

E përbashkëta e të gjitha këtyre showman-ave është se të gjithë në vendngjarje shkuan me kamera të siguruara dhe me qytetarë të siguruar që do të flasin mirë për këta dhe keq për ato dhe pastaj dihet vetëreklamimi në rrjetet sociale dhe portalet personale.

Dhe, për fund fare mund të konstatojmë se këto vërshime Maqedonin si shtet e shndërruan në shtet-OJQ, ku askush nuk mban përgjegjësi për asgjë, ku çdo kush ofron ndihma por që qytetarët ngelin në mëshirë të fatit.

Na ruaj Zot nga vjedhësit në emër të kombit dhe në emër të fes!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O ti djalë i ri, ec e kontribo diçka për popullin tënd, leji përrallat, se me përralla e shkrime boshe dhe të thata, të cilat bëhen me qëllim për t’u njohur në opinion, nuk bën asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button