Ligji për Avokatin e Popullit: Memeti fton partitë shqiptare në debat

Është mirë që në Republikën e Maqedonisë institucioni i Avokatit të Popullit do të shndërrohet në institucion nacional dhe do të ketë “status A”. Që do të thotë se institucioni do të mund të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut.  Është mirë që në përgatitjen e ligjit kam marrë pjesë edhe unë. Mirëpo, ka çështje të cilat nuk janë dakorduar deri në fund, për të cilat unë insistojë që të rregullohen me ligj. Kështu ka thënë për Portalb numri një i institucionit Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Ai vë në theks se çështjet me rëndësi janë çështja e financimit të institucionit dhe çështja e ekuipimit kadrovik të këtij institucioni, si dhe çështja që ka të bëjë me mospengimin e Avokatit të Popullit në kryerjen e detyrës.

“Unë besoj që partitë politike, por jo vetëm ato maqedone por edhe ato shqiptare, të kyçen në këtë debat në Komisionin parlamentar, me qëllim që ta përmirësojnë tekstin e ligjit të Avokatit të Popullit, në këtë mënyrë ata mund t’u ndihmojnë qytetarëve të Maqedonisë”, tha për Portalb Avokati i Popullit Ixhet Memeti.

Sipas tij, ne mund të bëjmë ligj, normë ideale, por që ajo të realizohet duhet të krijosh kushte. Kushtet krijohen nëpërmes mjeteve financiare.

Ixhet Memeti kërkon dhe insiston që të mos pengohet puna e Avokatit të Popullit.

Sot në Komisionin për Sistem Politik dhe marrëdhënie në ndërmjet bashkësive është diskutuar për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Avokatin e Popullit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button