Siri, të paktën 40 viktima nga një seri shpërthimesh

Katër shpërthime bombash në zona të kontrolluara nga regjimi në Siri, e një tjetër në një qytet të dominuar nga forcat kurde, kanë marrë 40 jetë njerëzish.

Sulmet ndodhën paraditën e sotme përreth Damaskut, Homsit, Tartous dhe Hassakeh. Nuk dihet ende me siguri, nëse kanë qenë të koordinuara mes tyre. Episodi më vdekjeprurës ishte ai i Tartous, në brigjet e Mesdheut. Qyteti i konsideruar si zemra e sektit “alauit”, të cilit i përket edhe presidenti Bashar al-Assad, strehon dhe një bazë detare ruse.

Një agjenci lajmesh e lidhur me Shtetin Islamik tha se grupi xhihadist qëndron pas sulmit në Hassakeh, ku sipas saj janë vënë në shënjestër paraushtarakët kurdë. 30 prej viktimave raportohet të jenë civilë.

Tartousi kishte qëndruar përgjithësisht i paprekur nga konflikti i brendshëm 5-vjeçar, që ka rrënuar vendin, deri në muajin maj, kur një sulm vetëvrasës në një stacion autobusi i marrë përsipër nga ISIS-i shkaktoi me dhjetëra të vdekur.

Në takimin e parë ballë për ballë që prej fërkimeve gjeopolitike të dy vendeve të tyre, Barack Obama dhe Vladimir Putin dështuan në arritjen e objektivit të krijimit të kushteve për bashkëpunim në Siri.

Mes problemeve që po pengojnë gjetjen e zgjidhjes është hapja e një korridori humanitar në Aleppo, mbi të cilin negociatorët rusë dhe ata amerikanë nuk po arrijnë të bien dakord. E ndërkohë në Aleppon e kthyer në gërmadhë, njerëzit presin dhe bilanci i vdekjeve rritet. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button