Përplasje mes pozitës dhe opozitës për propozim – ligjin për Avokatin e Popullit

Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Avokatin e Popullit, opozita e quan vetëm “make-up” (makijazh) të ligjit të mëparshëm, ndërkaq për pozitën ky propozim – ligj i shton kompetencat e Avokatit të Popullit, raporton Portalb.

Avokati i Popullit pranon se i janë shtuar kompetencat, por thekson dy probleme të rëndësishme si, pavarësia financiare dhe mungesa në resurse njerëzore.

Diskutime për propozim – ligjin, ka pasur në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Sipas, deputetes së LSDM-së, Renata Deskoska, ligji ka nevojë për ndryshime më të mëdha.

“Teksti para neve nuk jep zgjidhje për problemet, duhen ndryshime më të mëdha në lidhje me pavarësinë financiare të Avokatit të Popullit. Teksti që është në propozim – ligj, nuk është serioz. Duhet të zgjerohen kompetencat e atyre që i mbikëqyrin shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha Deskoksa.

Sipas saj, nuk a vullnet që Qeveria ta përforcojë institucionin e Avokatit të Popullit, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkoska – Boshkovski ka arsyetuar propozim – ligjin e Qeverisë.

“Nuk është e vërtetë se Qeveria nuk do ta përforcojë institucionin e Avokatit të Popullit. Gjithkund në botë, roli i Avokatit të Popullit është preventiv dhe jo represiv”, tha Brishkoska – Boshkovski.

Përndryshe, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, potencon se Maqedonia ka sistem të mirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por mungon aplikimi.

“Problemi më i madh është pavarësia financiare dhe resurset njerëzore. Dua që ta votojnë këtë ligj të gjithë deputetët. Edhe pse kemi kompetenca më tepër, prapë do të kemi probleme në të ardhmen”, tha Memeti.

Avokati i Popullit apelon deri te Qeveria që duhet të zgjidhet statusi i të punësuarve në institucionin e Avokati të Popullit.

“Të mos trajtohen si administrator shtetëror, ka nevojë për seminare të ndryshme, gradime dhe prapë vijmë te financat. D.m.th. ka nevojë për pavarësi më të madhe financiare”, u shpreh Memeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button