Pendarovski: Kontesti i emrit mund të zgjidhet vetëm me konsenzus

“Kontesti rreth emrit me Greqinë me siguri nuk do të zgjidhet vetë. Kjo mund të zgjidhet vetëm me konsensus shtetëror mes të gjithë faktorëve politikë pasi me referendum nuk mund të kalojë asnjë zgjidhje me 900 mijë vota. Pa unitet nuk është e mundur”, tha kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm zgjedhor në Gjevgjeli.

Pendarovski ka shtuar se qytetarët i japin atij përkrahje për ekonominë, demografinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Qëllimi im strategjik në mandatin presidencial, tha Penarovski, do të jetë departizimi i shtetitit sepse, siç theksoi, shkalla e sotme e partizimit  i minon institucionet shtetërore.

“Është turp që edhe për gjënë më të vogël të kërkohet testra partiake dhe prandaj bëj thirrje që më 13 dhe 27 prill të sjellim njerëz të rinj për një fillim të ri  rë Republikës së Maqedonisë”, tha Pendarovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button