Maqedoninë në Shkodër do ta përkrahin 150 tifozë

Sot është zyrtarizuar se në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë i pranishëm një numër i mbështetësve të Maqedonisë, që do të vendosen në tribunën E5, aty ku është edhe vendi i rezervuar për miqtë.

Edhe pse fillimisht FFM-ja ka kërkuar 900 bileta, më pas 400, për të vijuar me njoftimet zyrtare se nuk do të kenë asnjë mbështetës në stadiumin “Loro Boriçi”, pak orë para fillimit të ndeshjes është mësuar se vetëm në momentet e fundit është bërë një kërkesë nga pala maqedonase për 150 bileta, shkruan e përditshmja sportive “Panorama sport”.

Ndërkohë, në sektorin ku do të qëndrojnë tifozët nga Maqedonia, mësohet se do të jenë të pranishme edhe Forcat Speciale, për të evituar çdo incident të mundshëm. Vlen për t’u theksuar se nga Maqedonia kanë udhëtuar për të mbështetur Shqipërinë disa tifogrupe të njohura si “Ballistët”, “Shvercerat” etj, që gjithnjë kanë qenë pranë kuqezinjve, jo vetëm në ndeshjet brenda, por edhe në transferta. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button