Shpërndahen fletushka për sjellje korrekte të këmbësorëve në komunikacion

Me shpërndarjen e fletushkave të gjelbra dhe të kuqe për sjellje korrekte të këmbësorëve në komunikacion, sot tek unaza kryesore në “Gjorçe Petrov”, Ministrja Brendshme Gordana Jankulloska dhe përfaqësuesit e Këshillit republikan për siguri në trafikun rrugor, filluan fushatën “Java për siguri të këmbësorëve në Maqedoni”. Sipas statistikave, rreth 40 persona  e humbën jetën një vit më parë në aksidente rrugore si këmbësorë, ndërsa 200 aksidente u shkaktuan nga persona që janë sjellë në mënyrë të pandërgjegjshme në komunikacion.

 “Vitin e kaluar, thuajse 1/5-ta e numrit të përgjithshëm të viktimave në komunikacion janë këmbësorë, ndërsa së bashku me motoçiklistët dhe çiklistët, këmbësorët përbëjnë gjysmën e viktimave gjatë aksidenteve rrugore. Pikërisht për këtë, gjatë Javës së Këmbësorëve këtë vit vendosëm që të realizojmë një aktivitet parandalues dhe në vend të gjobave prej 3 mijë denarësh për kalim jo të drejtë të rrugës nga ana e këmbësorëve, kësaj radhe atyre u japim vetëm nga një fletushkë, të kuqe dhe të gjelbër’, tha Gordana Jankullovska – Ministre e Brendshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button