RDSH uron ditën e gënjeshtrave zyrtarëve të BDI, komuna u ofron mikpritje

Rinia Demokratike shqiptare  sot përmes një pres Konference  të mbajtur para komunës së Tetovës, I ka uruar  kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetarit të BDI-së ditën e 1 prillit.   Valon Izairi nga RDSH-ja, tha se jemi këtu  për tu uruar ditën e e 1 prillit BDI-së.

”Sot është një ditë e shënuar për BDI-në, një festë e madhe për to, prandaj Rinia Shqiptare e Tetovës me këtë rast shfrytëzojmë mundësinë që të ua urojmë festën e 1 Prillit, ditën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Pas urimit të RDSH-së, të lexuar para komunës së Tetovës, vetëqeverisja lokale u ka ofruar të rinjve të RDSH-së, që të futen në hapësirat e komunës
.
“Nisur nga parimi se komuna u takon të gjithëve , rinisë së mbledhur para komunës i ofruam të futet brenda objektit të komunës që të mund ta dëgjojmë ndërlidhjen e komunës së Tetovës me qëllimin e veprimit të sotëm të RDSH, mirëpo rinia e pranishme refuzoi të na qartësojë këtë veprim. Gjithsesi që kemi mirëkuptim për moshën e të pranishmëve dhe faktin që ata manipulohen lehtë ndërsa përgjegjësia për veprimet e tyre gjithmonë bie mbi supet e atyre që i manipulojnë”, thuhet në reagimin e komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button