Maqedoni, Kriza politike tërhoqi 153 milionë euro kursime nga bankat

Kriza politike këtë pranverë tërhoqi 153 milionë euro kursime dhe depozita nga gjashtë  bankat komerciale në vend, raporton Faktor.mk, transmeton Portalb.

Faktor ka krahasuar të dhënat nga  bilancet e gjendjes së kursimeve dhe depozitave nga kompanitë, shoqatat dhe popullata nga fundi i 2015 dhe gjashtë muajtë e parë të këtij viti. Në krahasim ishin në dispozicion të dhënat për tetë bankat që kanë obligim të publikimit, sepse aksionet e tyre tregtohen në tregun zyrtar të bursës. Këto janë: “Komercialna Banka”, “Ohridska Banka”, “TTK Banka”, “Stopanska Banka- Manastir”, “NLB Shkup”, “Stopanska Banka Shkup”, “Centralna Kooperativna Banka” dhe “Uni Banka”.

bankat

Krahasimi tregon se kriza politike në vend ka marrë “taksën” dhe frikën nga zhvlerësimi apo inflacioni apo zvogëlimi i devizave i frikësoi një pjesë të depozituesve. Epidemia përfshiu katër bankat kryesore në vend: “NLB Shkup”(ku niveli i depozitave u zvogëlua për 3.6 miliardë denarë, respektivisht 60 milionë euro); “Komercialna Banka”(për 3.32 miliardë denarë), “Ohridska Banka” (për 1,71 miliardë denarë) dhe “Stopanska Banka Shkup” (për 1,28 miliardë denarë). Të gjitha këto tregojnë zvogëlim të nivelit të depozitave (para së gjithash të popullsisë) në bilancet e tyre. Zvogëlim të bazave të depozitave ka edhe tek “TTK Banka” dhe “Centralna Kooperativna Banka”.

Gjithsej në këto gjashtë banka nga krahasimi i depozitave në fund të qershorit janë më të ulëta për 9.44 miliardë denarë ose 153 milionë euro, përcjellë Portalb.

Niveli i depozitave ka rënë për 3.6% për gjashtë muaj dhe rënie më kritike kishte në pranverë, sidomos në prill dhe fillim të majit. Në fund të qershorit depozitat e banorëve dhe bizneseve në tetë banka ishte 250,5 miliardë denarë. Kjo do të thotë se këto tetë bankat komerciale ruajnë pak më shumë se 4 miliardë para të qytetarëve tanë, kompanive, firmave  dhe shoqatave qytetare.

Krahasimi tregon se vetëm në dy nga tetë bankat në këtë periudhë shënojnë rritje të bazës së depozitave, edhe atë në: “Stopanska Banka- Manastir”dhe  “Uni Banka”. Bindshëm rritje më të madhe të depozitave e kursimeve shënoi “Stopanska Banka- Manastir”, për 8.65%  për gjashtë muaj.

Në krahasim nuk janë përfshirë: “SilkBanka”; “Prokredit Banka”; “HalkBanka”; “Eurostandard Banka”; “Shparkase” dhe “Kapital” sepse këto nuk kanë obligim të publikojnë të dhëna gjysëmvjetore dhe kuartale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button