Ivanov: Si fëmijë gjenim ar në lumin Anska

Gjorgje Ivanov, në tubimin e mbajtur para qytetarëve në qytetin e lindjes në Vallandovë, tha se një firmë e huaj ka fituar koncesion për hapjen e minierës për ar, bakër dhe argjend në Vallandovë, me çka ky qytet do të shënojë edhe një tregim tjetër të suksesshëm.

“Si fëmijë e dini si e gjenim arin në lumen Anska? Ende shkëlqen ari i para ardhësve tanë që e kanë gjetur në lum”, ka deklaruar presidenti Ivanov.

Ai premtoi hapjen e minierës në Vallandovë, por nuk tregoi se pse deri më tani nuk është hapur, gjatë mandatit të tij pesë vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button