Çfarë hani është më e rëndësishme se kur e hani

Ekziston një bindje se pesha, respektivisht mbipesha, varet nga ajo nëse ne hamë darkë në orët e vona ose edhe më vonë.

Megjithatë, faktet nga studimet shkencore tregojnë se nuk ka një lidhje të fuqishme në mes të kohës së të ngrënit dhe kilogramëve të tepërta.

Shkencëtarët pajtohen në një gjë dhe kjo është që njerëzit të cilët gjatë orëve të mbrëmjes hanë ushqime të rastësishme të mbushura me kalori derisa shikojë televizor, më së shpeshti e shmangin darkën.

Këto, shmangia e darkës dhe përtypja e ushqimeve të thata kalorike gjatë orëve të mbrëmjes, janë dy shprehi shumë të rëndësishme dhe të këqija, të cilat çojnë te shtimi i kilogramëve të tepërta.

Si rezultat i kësaj, përfundimi është se nuk është aq e rëndësishme nëse vakti juaj i fundit do të jetë në ora 18 apo 20, sa është e rëndësishme kualiteti i ushqimit që ju konsumoni. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button