Angellovski: Shqipëria favorite, ne duam rezultat pozitiv

Shqipëri, Shkodër
Hajrush Mani

Seleksionuesi Maqedonisë Igor Angellovski në konferencën për shtyp në Shkodër para ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë, ka potencuar se ai dhe futbollistët e tij kërkojnë rezultat pozitiv. Ai ka potencuar se çdo rezultatet përpos humbjes për ta do të ishte pozitiv.

“Shqipëria ka një reprezentacion të mrekullueshëm, atë e treguan edhe në KE në Francë. Sipas mendimit tim tani më nuk kak ekipe të mëdha dhe të vogla, të gjithë po përparojnë në futboll dhe sigurisht që edhe në nuk kemi ardhur këtu me flamur të bardhë, edhe pse e dimë që Shqipëria është favorite. Ne duam që të tregojmë kualitetet e atyre ekipeve të “vogla” në KE që arritën rezultate të mëdha”, ka thënë Angellov.

Ashtu sikurse DeBiasi, edhe Angellov nuk e ka bërë të ditur përbërjen e ekipit që do të nisë nga minuta e parë nesër në mbrëmje, duke thënë se ka kohë për të definuar listën.
Menjëherë pas konferencës për shtyp, reprezentacioni i Maqedonisë kishte stërvitjen zyrtare në stadiumin e mrekullueshëm “Loro Boriçi”, para ndeshjes së nesërme që fillon në orën 20:45 minuta./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button