De Biasi: Me Maqedoninë si një finale e evropionati

Shqipëri, Shkodër
Hajrush Mani
Një ditë para ndeshjes Shqipëri – Maqedoni e vlefshme për KB 2018, përzgjedhësi i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi në konferencë për shtyp ka folur për pritjet e tija për duelin e nesërm.
Sigurisht se Shqipëria është favorite absolute në këtë përballje dhe në duelin kundër Maqedonisë do të futet me ekipin e kompletuar.
Ajo që është për të theksuar se një ditë para se të fillojë ndeshja, të gjitha biletat janë shitur, në përjashtim të atyre VIP, por që ka një kosto të lartë për tifozët, pasi që arrin vlerën e 900 denarëve (1800 lekë).
“Kemi bërë gjithçka ka qenë e mundur që ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pasi në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë. Evropiani tregoi që çdo ekip mund të ecë përpara nëse ka dëshirë dhe përqendrim ndaj ne do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë si finalen e një europiani. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin sepse do të gabonim. Duhet t’i kushtojmë rëndësi kësaj sfide pasi është e vështirë të luash ndaj ekipeve të tilla. Më e lehtë është të luash ndaj Spanjës apo Italisë pasi ekipi nuk ka nevojë për motivim. Nga lojtarët pres që të japin maksimumin në fushë”.
Gjatë konferencës për shtyp De Biasi nuk foli sa i përket formacionit:
“Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Evropian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj dhe Manaj”.
Gjatë ditës sa po qëndronim në Shkodër, kemi takuar numër të madh të tifozëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilët sigurisht se kanë treguar që janë optimist para duelit të nesërm, duke shpresuar që Shqipëria ta kalojë pa problem sfidën e parë në rrugëtimin drejt Kampionatit Botërorë “Rusi 2018”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button