PDSH përjashton nga kryesia Selën dhe Elmazin pas zyrtarizmit të moratoriumit

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë sot përmes një komunikate e zyrtarizoi vendimin e saj për mos aktivizimin në këto zgjedhje. Pas kësaj ka reaguar kryesia qendrore në Tetovë e cila ka marrë vendim për ti suspenduar kryetarin e degës së PDSH-së dhe anëtarin e kryesisë qendrore të PDSH-së nga Struga. Ata janë Lavdrim Elmazi dhe Ziadin Sela.

Lajmin për Portalb e konfirmoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi i cili tha se ata kanë shkelur statutin e partisë dhe për këtë  janë të përjashtuar nga radhët e PDSH-së.

“Koordinatori i degës së PDSH-së Strugë, nga sot do të jetë kryetar i shtabit zgjedhor në Strugë, Nafi Doko ndërsa anëtar i kuvendit qendror dhe anëtar i kryesisë qendrore të PDSH-së, caktohet Zija Jonuzi” tha Tresi.

“Pas diskutimeve të shumta nga të gjithë të pranishmit, u propozua dhe në mënyrë unanime u votua konkluza, si në vijim: Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, do të ngrijë aktivitetin e saj (shpall moratorium), për këtë cikël zgjedhor, deri në përfundimin e tyre.” shkruhet në kumtesën zyrtare të degës së Strugës.

Dokumenti me konkluzën

Lajme të ngjashme

Back to top button