Braktisi ekipin, për ta shmang haramin!

Basketbollisti amerikano-bullgarë Ibrahim Xhabir ka vendosur të largohet nga ekipi i tij Zhalgiris Kaunas.
Ai ka justifikuar zgjedhjen e tij tek klubi Lituan duke shpjeguar se si musliman, ai ishte i tronditur me reklamat për pijet alkoolike në fanellat e lojtareve dhe gjithashtu me vallëzimet shumë sugjestive të vashave (cheerleaders).

Ibrahimi ka shkruar: “Jam mjaft i vetëdijshëm se kjo zgjedhje mund të më pamundësoj fitimin e parave me anë të basketbollit për pjesën tjetër të jetës sime, mirëpo unë jam i gatshëm për të bërë këtë flijim për shkak besimit tim.”

Humbja e Xhabirit, i cili është i njohur për cilësitë e tij mbrojtëse, është një goditje e rënd për Zhalgiris.Klubi do kërkojë dëmshpërblim.

I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
“Kushdo që braktisë një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvëndësoj atë me diç më të mirë.” (Transmeton Ahmedi dhe An-Nasa’i)
Burimi: The Telegraph & Le Monde

Lajme të ngjashme

Back to top button