“The Guardian”: Ja pse duhet të vizitoni Prishtinën dhe Tiranën

Prishtina dhe Tirana listohen në mesin e vendeve që ia vlen të vizitohen

Gazeta prestigjioze botërore, “The Guardian” ka listuar Prishtinën dhe Tiranën në mesin e qyteteve europiane ku mund të kalohen pushime të mrekullueshme, transmeton TV 21.

Në shkrimin e gayetës bëhet e ditur se këto qytete mund të mos jenë të pasura kulturalisht, por ia vlen të vizitohen në fundjavë.

Sipas “The Guardian” atraksioni kryesor i Prishtinës është statuja e Bill Clintonit, ndërsa muzeu etnografik sipas tyre është lokacioni që gjithsesi duhet vizituar. Ndërsa, sipas tyre në Prishtinë kafja është e mrekullueshme, po ashtu edhe ushqimi tradicional.

Ndërkaq, Tirana përshkruhet si qyteti i argëtimit, vend kumbues e shumëngjyrësh. Si vend i preferuar për shëtitje përmendet Mali i Dajtit, ndërsa zemra e jetës së natës është Blloku, zonë që më parë ka qenë e rezervuar për zyrtarë të lartë partiakë, e cila tani është shndërruar në enklavë plotë gjallëri me restorante e bare.

Qytete tjera që janë renditur në këtë listë sipas “The Guardian” janë edhe: Kotorri i Malit të Zi, Plovdiv e Bullgarsë, Pula në Kroaci, Palanga në Lituani, Ohri në Maqedoni etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button