Tatarët kërkojnë forca paqeruajtëse

Udhëheqësi veteran i tatarëve të Krimesë i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të dërgojë forca paqeruajtëse në Krime.

Mustafa Dzemilev u ka thënë korrespondentëve të Zërit të Amerikës, pas një takimi jozyrtar të Këshillit për Krimenë, se sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, nuk janë të mjaftueshme për ta detyruar atë që të lërë Krimenë.

Sipas Dzemilev, presioni i pamjaftueshëm ndaj Moskës mund të çojë tek gjakderdhja në Krime.

Dzemilev, ish-disident sovjetik, ka përsëritur se tatarët e Krimesë e shohin të ardhmen e tyre me Ukrainën.(REL)

Lajme të ngjashme

Back to top button