Desniq do të luaj kundër Vrapçishtit

Skuadra e FC Shkupi sot i është kthyer fushës së blertë dhe ka vazhduar me seanca të rregullta stërvitore, në prag të ndeshjes së radhës që do të luajë në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll. Trajneri Zekrija Ramadani u kishte dhënë dy ditë të lira futbollistëve, pasi që javën që lam pas luajtën tri ndeshje shumë të rëndësishme dhe tani po punohet për duelin e radhës.

Në duelin ndaj skuadrës Tiverija, Dario Desniq pasi që shënoi golin, në një duel lëndoi dorën, e që sipas mjekëve e ka të shtypur dhe për momentin e ka në longet. Desniq po stërvitet me skuadrën dhe pritet që të jetë gati edhe për ndeshjen e të shtunës, kur FC Shkupi luan ndaj Vrapçishtit, ndërsa mjekët i kanë thënë se të premten do t’ia largojnë longetën.

Miqësore me Shkëndijën e Tetovës

FC Shkupi nesër (e mërkurë) do të luajë një ndeshje miqësore me KF Shkëndijën, me ekipin që po punon Nebi Mustafi. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët nuk aktivizohen në formacionin më të mirë të kuqezinjve dhe talentet që luajnë për gjeneratat më të reja. 

(Trajneri i FC Shkupi, Ramadani do të tstojë futbollistë të rinj)

Gjithashtu edhe trajneri Zekirija Ramadani do të ketë një skuadër të përzier nga talentet që do ti merr prej gjeneratave 95/96 dhe 97 si dhe disa futbollistë të tjerë, për të parë nga afër kualitetet e tyre. Ndeshja miqësore FC Shkupi – KF Shkëndija do të luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 16.00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button