LSDM: Në vend të “Panoramës së çmendurisë” do të ndërtojmë infrastrukturë

LSDM ka premtuar se do të ndërtojë sistem për tu mbrojtur nga vërshimet për të mos u përsëritur humbjet e njerëzve, transmeton Portalb.

Nga aty zotohen se përqindjen e kanaleve atmosferike nga 18% sa është tash do ta ngrejnë në 40% dhe do të bëjnë pastrimin e kanaleve.

“Gruevski po ndërton “Panoramën e çmendurisë”. Nëse këto para do të harxhoheshin në infrastrukturë dhe mbrojtje nga vërshimet, katastrofat nuk do të na ndodhnin”, tha Goran Mançevski nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button