Mazzarri: Po ndodhin çmendurira këtë vit

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka mbetur i zhgënjyer dhe nuk po gjen fjalë ta përshkruajë kolapsin e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Livornos që lufton për mbijetesë në Seria A.

Në ndeshjen e djeshme Interi kryesonte në pjesën e parë 2-0 ndaj Livornos, por në pjesën e dytë ndodhi barazimi i papritur.

“Kam pritur pak që të dilja para mediave sepse nuk dija çfarë të thoja. Gjëra të pabesueshme dhe të çmendura po ndodhin këtë vit. Kishim dy raste të mira ta mbyllnim takimin, por për fat të keq i dhamë ekipit rival mundësinë e barazimit”.

“Vazhdojmë të luajmë më mirë se kundërshtarët, megjithatë nuk arrijmë dot të fitojmë. Me 7 ndeshje të mbetura duhet patjetër të sigurojmë pikë dhe të mos i humbasim kështu siç ndodhi me Livornon”./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button