Ahmeti uron Erdoganin për fitoren

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar për fitoren ën zgjedhjet lokale kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe zhvillim në Turqi Rexhep Taip Erdogan. 

“Kam kënaqësinë e veçantë në emrin tim personal dhe të partisë të cilën e drejtoj (BDI) t’u përcjelli urimet më të përzemërta me rastin e fitores së madhe të partisë tuaj (AKP) në zgjedhjet vendore. 

Kjo është një garanci se vendi juaj ecë drejt zhvillimeve të gjithanshme dhe po bëhet një faktor gjithnjë më ndikues në përmasa globale. 

Kjo fitore e rëndësishme në këto zgjedhje vendore do të jetë një nxitje shtesë për thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve të gjithëmbarshme bilaterale ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë, në veçanti për nxitjen e proceseve zhvillimore dhe investuese nga ana e vendit tuaj në rajonet e banuara më shqiptarë. 

Ju urojmë që të keni edhe më tej fitore gjithëpërfshirëse të partisë të cilën e drejtoni dhe të vendit tuaj mik me shqiptarët, të cilët ju mbështesin në politikat tuaja konstruktive”, thuhet në telegram urimin e kreut të BDI-së Ahmeti, drejtuar Erdoganit.

Lajme të ngjashme

Back to top button