OKB: Dënimet me vdekje në Egjipt “tallje me drejtësinë”

Një grup prej tetë ekspertëve të Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane që të shfuqizojë dënimet me vdekje për 528 njerëz të shpallura javën e kaluar dhe të sigurohet gjykim i ndershëm, për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Më 24 mars, 529  persona u dënuan me vdekje në Egjipt lidhur me një vrasje të një polici, gjatë një sulmi nga persona të paidentifikuar në një stacion policie. Të paktën 600 përkrahës të Mursit janë aktualisht në gjyq për akuza të ngjashme.

“Ne jemi tronditur nga mungesa e qartësisë së akuzave sipas të cilave çdo individ është dënuar me vdekje. Raportet që disa prej tyre janë dënuar me vdekje për akuza të mbledhura në mënyrë të paligjshme, apo ndonjë vepër tjetër që nuk përshin vrasje, tregojnë shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare,” kanë thënë ekspertët, transmeton Mesazhi.

Ata gjithashtu shprehën shqetësim të thellë në lidhje me parregullsitë e shumta procedurale të raportuara gjatë seancave të të fundit, të tilla si qasje e kufizuar e avokatëve, gjykimi në mungesë, ose shpalljen e vendimeve me vdekje në masë.

“Kryerja e gjykimeve të tilla është shkelje e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në të cilën Egjipti bën pjesë,” kanë thënë ata.

“Shqiptimi i dënimit me vdekje i 529 të pandehurve, pas një gjykimi dy-ditor që ishte plot parregullsi procedurale, dhe me akuza të paqarta ose të parëndësishme paraqet tallje me drejtësinë.”

Lajme të ngjashme

Back to top button