Hysaj vlen më shumë se i gjithë ekipi i Maqedonisë (FOTO)

Shqipëria është mësuar që në të shumtën e ndeshjeve të jetë inferiore sa i përket vlerës së lojtarëve në treg, krahasuar me rivalin që ka përballë.

Por, brezi aktual i futbollistëve luan në klube mjaft prestigjioze dhe duke i shtuar edhe paraqitjen në Kampionatin Europian, vlera e 24 të besuarve të Gianni de Biasit është rritur ndjeshëm.

Aktualisht, kartoni i të gjithë sportistëve që janë pjesë e përfaqësueses për ndeshjen kundër Maqedonisë kap shifrën e 47.6 milionë eurove, referuar faqes “Transfermarkt.de”.

Ndërkohë, fqinjët e Maqedonisë janë shumë larg kohërave të tyre të arta, ku kishin në organikë yje të futbollit kontinental, pasi të gjithë futbollistët që ka trajneri Igor Angelovski kushtojnë në total 10.30 milionë euro.

Shumë më pak sesa kartoni i Elseid Hysajt, i cili vlerësohet 13 milionë. Mbrojtësi i Napolit është edhe futbollisti që kushton më tepër te kuqezinjtë, me një diferencë të madhe nga pjesa tjetër e ekipit. Në vendin e dytë pozicionohet Taulant Xhaka (4 milionë) dhe më pas Etrit Berisha (3.5 milionë euro).

Hysaj

Hysaj1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button